MKRS-ja ndan 22 mijë euro për stadium në Podujevë

Prishtinë | 12 Tet 2016 | 16:25 | Nga

Në vazhdën e investimeve kapitale të Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit të Kosovës (MKRS)-së për përmirësimin e infrastrukturës sportive në Kosovë, të mërkurën u nënshkrua një Memorandum Bashkëpunimi me Komunën e Podujevës.

MKRS përmes një njoftimi ka bërë më dije se qëllimi i këtij Memorandumi është mbështetja financiare për realizimin e projektit kapital “Vendosja e rrethojës metalike në stadiumin ‘Zahir Pajaziti’ në Podujevë”. Ky projekt do të ketë mbështetjen financiare nga MKRS-ja në vlerë prej rreth 22 mijë e 800 euro.

Sekretari Veton Firzi, i cili në emër të MKRS-së, nënshkroi memorandumin në fjalë, u shpreh se ministria përmes përkrahjes financiare të projekteve të ndryshme kapitale në fushën e sportit nëpër komunat e Kosovës, po mundohet që të krijojë kushte sa më të volitshme për sportistë dhe në ngritjen cilësore të tyre.

Ndërkaq, kryetari i Podujevës, Agim Veliu, e falënderoi sekretarin Firzi, për përkrahjen që ministria po jep për Podujevën, dhe u shpreh se me këtë investim, po krijohen kushte më të volitshme për futbollin në Podujevë dhe se me finalizimin e rrethojës së stadiumit ‘Zahir Pajaziti’, ai do të ruhet nga dëmtimi eventual.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme