MKRS-ja ndan bursa për “Shpresat Olimpike 2019”

Prishtinë | 05 Shk 2019 | 13:34 | Nga Besjana Bajrami Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi, ka bërë ndarjen e bursave për Shpresat Olimpike 2019, raporton Ekonomia Online.

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi, tha se qëllimi i shpërndarjes së këtyre bursave është për të mbështetur sportistet e rinj. Ai uroi që këto bursa të shërbejnë për përgatitje për lojërat e ardhshme.

“Kjo ceremoni tregon përkushtimin tonë si ministri por edhe si qeveri për mi ndihma talentet tanë që janë shpresë e jona. Pas mbështetjes që ka bërë komiteti olimpik sot është momenti që edhe ne ta tregojmë kujdesin tinë të drejtpërdrejt sepse ju padyshim jeni ambasador të shtetit. Këto bursa jepen pas rekomandimeve që kanë ardhur nga ju president dhe jam i lumtur që sot kemi një moment të veçantë për përkujdesje ndaj jush. Kjo është mbështetje simbolike në raport me angazhimin e juaj por ne do të jemi edhe në momente dhe rrethana tjera për të ju mbështete dhe përkrahur. Viti 2018 ka qenë një nga vitet më të mira që nga paslufta dhe besoj që 2020 do të kemi medaljen e artë në Lojërat Olimpike në Tokyo”, tha Gashi.

Nw anwn tjetër, presidenti Olimpik i Kosovës, Besim Hasani, tha se këto bursa do të jenë motivim për “shpresat olimpike” që të punojnë dhe ti sjellin vendit rezultate.

“Është shumë simbolike por duke u nisur nga mosha e tyre unë konsideroj që rëndësia qëndron se këta janë identifikuar ai shpresa olimpike dhe ashtu siç do të përparojnë më rezultate do të rritet edhe mbështetja për ta. E kemi edhe një rast që na vjen nga futbolli, Milot Rashica, edhe ai ka qenë bursist dhe këto bursa japin rezultate të jashtëzakonshme. ”, tha Hasani, raporton Ekonomia Online.

Të ngjashme