MKRS nesër shpërblen Majlinda Kelmendin dhe Driton Kuka

Prishtinë | 18 Gus 2016 | 14:12 | Nga

Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit nesër do të shpërblejë Majlinda Kelmendin dhe Driton Kuka për suksesin e arritur në Lojërat Olimpike “Rio 2016” në Brazil.

Majlinda Kelmendi ka arritur të fitojë medaljen e artë në xhudo.

“Nesër (19.08.2016), ora 10:00, në kabinetin e ministrit Kujtim Shala, Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon ceremoninë për ndarjen e shpërblimeve shtetërore për kampionen olimpike, xhudisten Majlinda Kelmendi dhe trajnerin Driton Kuka”, thuhet në njoftimin e MKRS-së.

“Në bazë të rregullores për ndarjen e shpërblimeve shtetërore për sportistët që arrijnë rezultate kulmore në garat ndërkombëtare, Kelmendi, merr shpërblimin financiar në vlerë prej 100 mijë euro, ndërsa trajneri Kuka, 50 mijë euro”, vazhdon njoftimi.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme