Modelja braziliane: Pique më dërgonte mesazhe ngacmuese dhe ishte xheloz për dedikimet e mia ndaj Messit

Prishtinë | 08 Qer 2022 | 15:04 | Nga Ekonomia Online

Këngëtarja kolumbiane, Shakira dhe futbollisti spanjoll i Barcelonës, Gerard Pique, tashmë janë ndarë, pasi është raportuar se ky i fundit e ka tradhëtuar këngëtaren.

Në mesin e këtyre thashethemeve, ku ende nuk dihet se kush është vajza me të cilën Pique e tradhëtoi Shakirën, polemikave i’u bashkohet edhe modelja braziliane, Suzy Cortez, transmeton lajmi.net.

Ka disa tregues që e vërtetonin faktin se Shakira dhe Pique po kalojnë një krizë në lidhjen e tyre.

Një nga më të fshehtat është ai që ndanë gazetaret, Laura Fa dhe Lorena Vázquez të El Periódico, kur raportuan se mbrojtësi i klubit të Barcelonës ishte i pabesë ndaj artistes me të cilën ka dy fëmijë.

Çfarë tha modelja braziliane për Pique?

Mirëpo, modelja braziliane super seksi zbuloi detaje se si u takua me Pique, madje përmendi se merrte mesazhe nga futbollisti në të cilat ai i kërkonte asaj matje për madhësinë e njërës prej pjesëve të trupit të saj.

Cortez vendosi të mos heshtë dhe siguroi se, Gerard Pique, i shkruante mesazhe asaj, por disa prej tyre nuk ishin të këndshme.

“Ishte ai që më dërgoi mesazh më të drejtpërdrejtë. Të vetmit lojtarë të Barcelonës që kurrë nuk më dërguan asgjë ishin Messi dhe Coutinho . Ata janë burra të mrekullueshëm dhe i respektojnë shumë gratë e tyre. Shakira nuk e meritonte këtë”, tha Cortez.

Pique i bëri pyetje të nxehta modeles braziliane?

Ish presidenti i Barcelonës, Sandro Rosell, ishte miku i saj dhe kur Pique e mori vesh, i kërkoi numrin dhe më pas i dërgoi mesazhe direkte, disa prej të cilave nuk ishin të këndshme.

“Pique filloi të më shkruante direkt përmes ‘Instagramit’ dhe më pas më pyeti se kur do të kthehesha në Evropë dhe gjithashtu shprehu xhelozinë e tij për respektin tim ndaj lojtarit argjentinas, Lionel Messi.”, u shpreh modelja.

Të ngjashme