Modric e fton Mbappen te Real Madrid

Prishtinë | 14 Pri 2021 | 15:41 | Nga Ekonomia Online

Mesfushori Luka Modric e ka inkurajuar Kylian Mbappen t’i bashkohet Real Madridit në verën e ardhshme.

Francezi është duke shkëlqyer me PSG-në, derisa dje siguruan gjysmëfinalen e Ligës së Kampionëve pasi mposhtën Bayern Munichun.

22-vjeçari ka kontratë deri në qershorin e vitit 2022 dhe e ardhmja e tij mbetet në dyshime.

Në rast që nuk rinovon, PSG do mundohet ta shesë Mbappen, në mënyrë që të mos e lejojë të largohet si agjent i lirë vitin e ardhshëm.

Modrici insiston që Mbappe do përshtatej shumë shpejtë në “Santiago Bernabeu”.

“Ti dëgjon shumë tregime për lojtarët që janë duke ardhur ose largohen, por nuk mund të vazhdoj ashtu”.

“Mbappe është lojtar i mirë dhe ka dëshmuar këtë me Kombëtaren dhe PSG-në”.

“Lojtarët e mirë janë gjithmonë të mirëpritur te Real Madrid, por nuk do ishte e drejtë nga unë të flas për lojtarët e klubeve të tjera, sidomos në këtë fazë të sezonit”.

“Do shohim çfarë do ndodh sezonin e ardhshëm, por është top lojtar dhe ndër më të mirët në botë”, deklaroi ai.

Francezi thuhet se është duke ëndërruar kalimin te “Los Blancos”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme