“Modric është një nga mesfushorët më të mirë në histori të futbollit”

Prishtinë | 05 Tet 2017 | 09:21 | Nga

Trajneri i Ukrainës, Andrij Shewchenko ka lavdëruar mesfushorin e Kroacisë, Luka Modric, për të cilin mendon se është një nga mesfushorët më të mirë në histori të futbollit

Ukraina ndeshjen e fundit do ta zhvillojë ndaj Kroacisë në kualifikimet për Kupën e Botës, ku edhe mund ta sigurojë kualifikimin në Kupën e Botës.

Por, trajneri Andrij Shewchenko e pranon se do ta kenë kundër vështirë ndaj një Kombëtareje që ka në skuadër njërin prej mesfushorëve më të mirë në histori të futbollit si Luka Modric.

“Mendoj se Kroacia ka skuadër të madhe, me aq shumë lojtarë të mëdhenj dhe të talentuar. Ata kanë njërin prej mesfushorëve më të mirë në histori të futbollit si Luka Modric. Është skuadër shumë e fortë”, tha Shewchenko për Goal.

“Ne duhet të jemi të përgatitur dhe të kërkojmë shanset tona. Mendoj se Ukraina i ka shanset e mira për kualifikim, sepse jemi të fortë në shtëpi”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme