Modric i gatshëm të transferohet te Inter, por me një kusht

Prishtinë | 08 Jan 2019 | 10:33 | Nga Ekonomia Online

Duke parë frustrimin e Luka Modric te Real Madrid, Inter është rikthyer në garë për të.

Skuadra italiane dëshiron ta transferoj mesfushorit kroat me të përfunduar ky sezon, mirëpo Florentino Perez e do Mauro Icardin si pjesë të marrëveshjes.

Presidenti i Real Madridit dëshiron që argjentinasi të jetë galaktiku i radhës, pasi ata tashmë janë duke vuajtur për një sulmues cilësor në këtë sezon.

Kështu, Perez është i gatshëm që ta lejoj largimin e Modric, nëse ata arrijnë ta marrin Icardin.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme