Modric mund ta vazhdojë kontratën me Realin

Prishtinë | 16 Nën 2021 | 16:49 | Nga Ekonomia Online

Real Madridi e ka në plan ta vazhdojë bashkëpunimin me veteranin kroat edhe për një vit. Kontrata e re mund të nënshkruhet në javët ose muajt në vazhdim

Luka Modric mund ta vazhdojë eksperiencën në Real Madrid.

Veterani i mesfushës po luan me sukses në “Santiago Bernabeu” qe disa sezone.

E tash, e përditshmja spanjolle “Marca” raporton se “Los Blancos” e kanë ndërmend t’ia vazhdojnë atij kontratën edhe për një vit, përcjell “Gazeta Express”.

Gjithnjë sipas këtij mediumi, marrëveshja mund të arrihet në javët apo muajt në vazhdim.

Përfaqësuesit kroat mund t’i vazhdohet kontrata për një vit, që nënkupton se atë mund ta shohim duke luajtur për Realin edhe në edicionin e ardhshëm. 

Të ngjashme