Modric në histori të Kroacisë pas golit në “Euro 2020”

Prishtinë | 23 Qer 2021 | 11:59 | Nga Ekonomia Online

Luka Modric ka bërë paraqitje mbresëlënëse kundër Skocisë.

Me fitoren 3-1, Kroacia arriti që nga veti i tretë të dali në atë të dytë dhe të kualifikohet si e dyta më e mirë në rundin tjetër në Euro 2020.

Luka realizoi golin e epërsisë për 2-1 në pjesën e dytë dhe me këtë, ai u bë golashënuesi më i vjetër për Kroacinë në një Kampionat Evropian, 35 vjet e 286 ditë.

Modric gjithashtu është edhe golashënuesi më i ri për Kroacinë në një Evropian, me golin kundër Austrisë në moshën 22-vjeçare e 273 ditë.

Të ngjashme