Modric shpërthen në lot pas befasisë që iu bë nga Federata e Futbollit e Kroacisë

Prishtinë | 28 Mar 2021 | 10:21 | Nga Ekonomia Online

Luka Modric u bë futbollisti me më së shumti paraqitje për Kombëtaren e Kroacisë.

Ai dje zhvilloi ndeshjen e 135-të me kombëtaren e tij, të cilën e dërgoi edhe në finale të Kampionatit Botëror të vitit 2018.

Me këtë rastë, atij iu bë një befasi e këndshme nga Federata kroate e futbollit teksa iu dhurua një fanellë, një tortë e përgatitur për yllin e Real Madridit dhe iu shfaq një video e ndeshjeve të tij.

Kjo bëri që mesfushori të shpërthente në lot, teksa bashkëlojtarët nuk i ndalnin duartrokitjet për të.

Modric gjithashtu është lojtari i vetëm kroat që ka arritur të fitojë Topin e Artë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme