Modriç thotë se largimi i Messit mund t’i hapë rrugë të shkëlqejnë të tjerë futbollistë në Barça

Prishtinë | 03 Sht 2020 | 13:19 | Nga Ekonomia Online

Luka Modric beson se Barcelona mund të ketë sukses pa Lionel Messin, duke marrë shembull largimin e Cristiano Ronaldos nga Real Madridi.

Ekipi i Zinedine Zidane e fitoi La Ligën sezonin e kaluar, trofeu më i madh që ka fituar pas largimit të Ronaldos në Juventus në vitin 2018.

Reali gjithashtu ka fituar edhe Superkupën e Spanjës.

Në përgjithësi, pas largimit të CR7, Reali i ka fituar tre trofe.

Modric e di se çfarë lojtari është duke humbur Barcelona, por beson se do të gjejnë rrugën drejt triumfit me lojtarë tjerë që do të shkëlqenin sipas tij në mungesë të Leos.

“Do të ishte humbje e madhe. Njëjtë si largimi i Ronaldos. Por ju s’mund të mendoni për të kaluarën. Ky është futbolli dhe s’ke çka i bën”, tha Modric për AFP.

“Nëse ndodh, do të jetë humbje e madhe për prestigjin e ligës. Por duhet të vazhdojmë përpara. Lojtarë të tjerë do të bëhen yje”. “Kur Ronaldo u largua, e njëjta gjë ndodhi, por Real Madridi vazhdoi edhe pa të, njëjtë do të jetë edhe me Barcelonën dhe La Ligën pa Messin”.

Të ngjashme