Modriq pretendent për “topin e artë”, pas largimit të Messit e Ronaldos

Prishtinë | 01 Kor 2018 | 14:05 | Nga

Gjenerali Luka Modri, i cili vazhdon të habisë me mjeshtërinë e tij në lojë mund të hyjë në favoritët për Topin e Artë nëse arrin të drejtojë Kroacionë shumë joshëse në një fushatë të bukur në Rusi.

Beteja e parë kundër Danimarkës në Nijni Novgorod në 1/8 finale të Kupës së Botës.

Që prej fillimit të Kupës së Botës, kapiteni (32 vjeç) ka arritur gjthçka ose gati, nën atmosferën e një sezoni të mrekullueshëm tek Real Madrid, i kurorëzuar me kupën e tretë rradhazi të Ligës së Kampionëve.

Nga Kaliningradi në Rostov, mesfushori bjond dhe trupvogël i shtypi njëri pas tjetërit kundërshtarët e tij duke filluar me nigerianët (2-0), si dhe duke vazdhuar me argjentinasit (3-0) dhe islandezët (2-1).

I zhdërvjellët, dikton lojën, arrin të shënojë kur i shfaqet rasti kundër Messit dhe grupit të tij, performancat e tij i kanë dhuruar vlerësime nga e gjithë bota.

Ndërsa në atdhe, Kroaci, shumë e shohin “Lukitan” të drejtojë një brez të artë (Rakitiq, Manxhukiq, Perisiq etj.) në gjurmët e vitit 1998 (Boban, Shuker, Prosineqki, etj.) që dolën të tretët në Botërorin Francë 98.

Nëse ai arrin, mesfushori mund të synojë Topin e Artë, sidomos pas largimit të pretendentëve kryesorë Ronaldo dhe Messi.

Të ngjashme