Mohamed Salah 100 për qind gati për Botëror, luan kundër Uruguait

Prishtinë | 14 Qer 2018 | 15:30 | Nga

Mohamed Salah është “pothuajse 100 për qind gati” për të luajtur në Botëror dhe në ndeshjen kundër Uruguait të premten, thotë trajneri i Egjiptit Hector Cuper.

Salah kishte dëmtuar ligamentet e krahut në finalen e Ligës së Kampionëve pas një dueli me mbrojtësin e Real Madridit, Sergio Ramos dhe që nga ajo kohë ai nuk kishte luajtur.

“Ne ende do të shikojmë se si do të luan ai në stërvitje, por jam pothuajse 100 për qind i sigurt që ai do të luan – veç nëse ka ndonjë rrethanë që nuk e kemi parë në minutën e fundit”, tha Cuper kur u pyet se a do të luaj Salah me këtë skuadër.

“Ne jem shumë optimist që ai do të jetë në fushë. Askush nuk e ndalon atë për të garuar edhe për Këpucën e Artë të Botërorit”, ka shtuar tutje Cuper.

Inkuadrimi i Salah në fillim të turneut do të ishte një ndihmesë e madhe për vendin e tij që merr pjesë në një Botëror pas 28 viteve. Salah ka shënuar 44 gola për Liverpoolin këtë sezon.

Egjipti gjendet në Grupin A me Rusinë, Uruguain dhe Arabinë Saudite. Shumë nga parashikuesit dhe analistët e futbollit kanë parashikuar që këtë grup ta kalojnë Rusia dhe Uruguai.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme