Mohamed Salah lojtari i tretë më i mirë në botë

Prishtinë | 12 Nën 2018 | 19:16 | Nga Ekonomia Online

Lojtari i Liverpoolit Mohamed Salah, është zgjedhur si lojtari i tretë më i mirë në botë.

Egjiptiani është zgjedhur në mesin e 50 lojtarëve nga goal50.

Kjo zgjedhje është bërë për periudhën 12 mujore.

26 vjeçari ka thyer edhe një rekord për shënimin e golave në Premier League pasi ka arritur që gjatë sezonit në 36 paraqitje t’i shënojë 32 gola, shkruan goal.com, përcjellë Klan Kosova.

Salah, arriti shpejt të formoj një triumvirat sulmues me Roberto Firmino dhe Sadio Mane, në Merseyside pas kalimit  nga Roma në verën e vitit 2017, gjithashtu shënoi 10 herë në 13 ndeshje, ku  Liverpool arriti në finalen e Ligës së Kampionëve.

Embedded video

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme