“Mohamed Salah nuk do të luaj sot ndaj Uruguait”

Prishtinë | 15 Qer 2018 | 12:49 | Nga

Raportohet se Mohamed Salah nuk do të debutojë gjatë ditës së sotme kundër Uruguait.

Kështu së paku shkruajnë faqa egjiptiane “el-ahly.com”, portali kryesor i atij vendi dhe u shpërnda edhe në gazetat më prestigjioze botërore.

Lojtari ka stërvitur në nivelin më të ultë që nga rikuperimi i lëndimit të krahut pas atij dëmtimi në finalen e Champions Leagues.

Trajneri i kombëtares Hector Cuper u duk optimist në konferencën për shtyp para ndeshjes me amerikano-latinët.

“Salah është shumë mirë, ka pasur një përparim në shërim. Ai tashmë ka bërë stërvitje me ne. Pritet të luajë përveç nëse ndodh ndonjë ngjarje e paparashikuar në momentin e fundit. Të gjithë jemi optimist se do të paraqitet në fushë”.

Sipas lajmeve lokale sigurojnë se ylli egjiptian nuk do të luajë kundër Uruguait, sfidë që do startoj sot në orën 14:00 kundër Uruguait. /albeu.com/

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme