Moise Kean: Nuk më shton presionin Ronaldo, por fanella e Juventusit

Prishtinë | 17 Sht 2021 | 13:32 | Nga Ekonomia Online

Moise Kean është bashkuar me Juventusin në ditën e fundit të afatit kalimtar veror nga Evertoni.

Në fakt për sulmuesin e ri italian është një rikthim në Torino, pas dy viteve të kaluara një te Everton dhe një tjetër te PSG.

Lojtari ka folur për rikthimin e tij në Torino, duke thënë se fanella e Juventusit i jep shumë emocion.

“Fanella e Juventusit më ka dhuruar gjithmonë emocione e më duket se kam bërë zgjedhjen e duhur. Jam rritur në këtë klub dhe këshillat nuk më kanë munguar, që nga trajneri im i parë. Ai ishte si baba për mua dhe do t’i jep mirënjohës”, tha fillimisht Kean.

Në fakt Kean u morr nga Juventusi si zëvendësues i Cristiano Ronaldos që kaloi te Manchester United, por sulmuesi italian thotë se nuk ndien presion nga kjo.

“Nuk ndihem aspak në presion si zëvendësues i Ronaldos. Jam rikthyer për ta ndihmuar skuadrën ku jam rritur dhe vetëm kjo fanellë më jep presion dhe emocion”, vazhdoi tutje sulmuesi italian.

Të ngjashme