Moldavia synon fitore ndaj Kosovës, Muriqi rreziku kryesor

Prishtinë | 17 Nën 2020 | 19:03 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Portieri i Moldavisë, Stanislav Namashko, në konferencë për media para sfidës ndaj Kosovës ka thënë se kanë udhëtuar për fitore.

Moldavia nesër luan ndaj Kosovës në “Fadil Vokrri” në kuadër të Ligës së Kombeve, raporton Ekonomia Online.

““Ekipi është i përgaditur për ndeshjen dhe shpresojmë të jetë gjithçka në rregull dhe do të bëjmë çka është e  mundur në ndeshjen e nesërme. Zakonisht për  atë ndeshje ka favorit. Moldavia ka ardhur për ta fituar këtë ndeshje dhe do të bëjë çdo gjë që është e mundur ta fitojë këtë ndeshje, ka thënë Namashko.

Derisa trajneri i Moldavisë, Engin Firat, e konsideron të vështirë përballjen me Kosovën, derisa rreziku më i madh, sipas tij, vjen nga Vedat Muriqi.

“Dua të ju tregoj se kjo është një ndeshje e vështirë dhe kemi bërë përgaditje. Kjo është një përmbyllje shumë e vështirë për neve dhe kemi pasur probleme me mbrojtjen sepse kemi lojtarë të lënduar.  Natyrisht se nesër do të jetë e vështirë për neve por do të bëjmë të mundurën për ta fituar këtë ndeshje. Pajtohem se Kosova ka qenë favorit dhe natyrisht fati ak qenë i atillë që kemi qenë në këtë grup. Ka pasur favorit edhe në ekipe tjera. Andaj pajtohem që Kosova ka ekip të ri dhe ne të dyja jemi ekipe të reja. Për neve është me rëndësi që të jemi të përgatitur për kualifikime tjera”, ka thënë Firat.

Ai ka shtuar se Kosova ka potencial të madh dhe s’do të ishte befasi që të luajë në Ligën B.

“ Unë kuptoj që kemi vuajtur shumë nga Covidi dhe potencialin që Kosova ka një të ardhme të ndritur dhe mund të ngrihet në grupin  B.  Natyrisht se kemi pasur shumë futbollistë të lënduar dhe na është shfaqur me Greqinë. Edhe Kosova ka një ekip të ri. Ndërsa kemi pasur mundësi ti japim edhe lojtarëve të tjerë që të jenë zëvendësime shumë të mira”.

Përfaqësuesja e Moldavisë, sonte ka mbajtur seancën e fundit stërvitore para ndeshjes me Kosovën që luhet të mërkurën në stadiumin “Fadil Vokrri” e vlefshme për Kupën e Kombeve.

Moldavia është e fundit në grup me vetëm një pikë kurse Kosova renditet një pozitë më lartë me 2 pikë nga 5 ndeshje të zhvilluara.

Të ngjashme