Momenti i largimit të Ronaldos, lë përfundimisht Juventusin

Prishtinë | 27 Gus 2021 | 12:26 | Nga Ekonomia Online

Pas tri vitesh në Juventus, CR7 do të rikthehet në Angli, në Mançester. Por, do të luajë te City e jo United, diça që nuk e kanë pritur mirë as tifozët e as ata që kanë punuar dhe vazhdojnë të punojnë te “Djajtë e Kuq”.

Cristiano Ronaldo është shumë afër transferimit te Manchester City.

Fabrizio Romano shkruan në llogarinë e tij në Twitter se CR7 ishte herë në mëngjes në qendrën stërvitore të Juventusit, ku është përshëndetur me shokët, pasi është afër transferimit në Angli te kampioni, Manchester City.

Ai ka qëndruar për 40 minuta dhe është larguar, por nuk është stërvitur me skuadrën.

Romeo Agresti, gazetari i GOAL ka publikuar një video të momentit të largimit të Ronaldos nga Continassa, qendra stërvitore e Juves.

Ai është duke pritur që agjenti i tij, Jorge Mendes, të kompletojë sa më parë transferimin te City – gjithçka mund të finalizohet gjatë ditës së premte.

Të ngjashme