Momenti kur Fury këndoi para 94 mijë tifozëve pas fitores ndaj Whyte

Prishtinë | 24 Pri 2022 | 10:09 | Nga Ekonomia Online

Tyson Fury ka arritur ta mbrojë titullin e kampionit në peshat e rënda. Fury arriti të fitonte me nokaut ndaj sfiduesit, Dillian Whyte.

Ai e administroi vazhdimisht meçin, kurse në raundin e gjashtë arriti ta nokautonte. Whyte u ngrit në këmbë, por ishte e pamundur të vazhdonte më tutje.

Pas fitores, Tyson Fury vendosi t’i argëtonte tifozët e pranishëm në “Wembley”.

Ai ia nisi të këndonte para rreth 94 mijë tifozëve, duke e festuar kështu fitoren.

Të ngjashme