Momenti pikëllues kur Kobe Bryant i thoshte gazetarit se vajza e tij Gianna do t’i vazhdojë trashëgiminë në basketboll

Prishtinë | 27 Jan 2020 | 12:00 | Nga Ekonomia Online

Është publikuar intervista pikëlluese e Kobe Bryant kur i thoshte gazetarit Jimmy Kemmel se vajza e tij Gianna Mari do të vazhdojë trashëgiminë e tij në basketboll.

Legjenda e basketbolli ndërroi jetë në aksidentit me helikopter, aty ku ishte edhe vajza e tij 13-vjeçare.

Akademia ‘Mamba’ ishte themeluar nga Bryant, ku luanin të rinjtë, e pjesë tyre ishte edhe Gianna.

41-vjeçari në një intervistë në vitin 2018 kishte zbuluar se e bija dëshironte të shkonte hapave të tij në basketboll dhe të vazhdonte trashëgiminë.

Bryant i tha gazetarit se në rrugë tifozët e ndalnin dhe i thoshin se duhet të kishte edhe një djalë në mënyrë që ta vazhdonte trashëgiminë e tij, por që vajza gjithmonë i thoshte se ajo do ta bënte një gjë të tillë.

“Ju duhet ta keni një djalë, ju duhet ta keni dikë që e vazhdon traditën tuaj, trashëgiminë tuaj”, ka zbuluar Bryant.

“Gianna ua kthente menjëherë: Në rregull, unë do ta bëjë këtë. Dhe unë i thosha: Po, ti do ta bësh këtë”, ka shtuar më tej legjenda.

Por, fatkeqësisht që të dy ishin na helikopterin që u rrëzua mbrëmë në bjeshkët e Los Angelesit, së bashku me shtatë persona të tjerë e nuk arritën të mbijetonin.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme