Monaco dhe Tottenham “shënjestrojnë” Ciro Immobilen

Prishtinë | 24 Maj 2018 | 10:27 | Nga

Ka të reja sa i takon të ardhmes së sulmuesit të Lazios, Ciro Immobile. Sipas mediave italiane, Monaco e Tottenham kanë zhvilluar sondazhe sa i takon 28-vjeçarit, i cili u transferua te bardhekaltrit në 27 korrik të vitit 2016 nga Borussia Dortmund.

Francezët e Monacos e shikojnë sulmuesin italian si zëvendësuesin e Radamel Falcaos, që me shumë mundësi do të largohet nga Principata gjatë verës. Nuk mbeten pas as anglezët, të cilët kërkojnë përforcime për sulmin për sezonin e ardhshëm dhe Immobile konsiderohet një alternativë e mundshme.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme