Montella: Krenar për këta lojtarë

Prishtinë | 14 Shk 2017 | 09:03 | Nga

Trajneri i Milanit, Vincenzo Montella, është shprehur krenar për lojtarët që po i drejton, pas barazimit (1-1) kundër Lazios.

Kuqezinjtë nuk ishin në situatë lakmueshme gjatë gjithë ndeshjes, mirëpo në fund ia dolën të merrnin një pikë falë golit të vonshëm të Susos.

“Jam shumë i lumtur me këtë ndeshje, sesa me tjerat kur e kemi marrë të njëjtin rezultat. Jam shumë krenar që i trajnoj këta djem, të cilët treguan një shpirt të mrekullueshëm”.

“Secili trajner i ka analizat e tij, shumë herë kam thënë se kemi luajtur më mirë se skuadra tjetër, kurse pastaj kemi humbur”.

“Ishte një ndeshje shumë e vështirë, jo se ne iu qasëm keq. I gjithë krahu i majtë asnjëherë nuk ka luajtur bashkë, po ashtu edhe tre nga katër në qendër”.

“Skuadra është më e fortë se gjithçka”, është shprehur Montella për Premium Sport.

Milani renditet i shtati në tabelë me dhjetë pikë prapa vendit të tretë që çon në Ligën e Kampionëve, e që mbahet nga Napoli.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme