Montella kritikohet nga krerët e klubit

Prishtinë | 02 Pri 2018 | 10:38 | Nga

Trajneri italian i Sevillas, Vincenzo Montella është kritikuar nga krerët e klubit se nuk po përdor skuadrën si duhet.

Montella në përgjithësi ka anashkaluar transferimet e Sevillas verën e kaluar, ku vetëm Simon Kjaer, Ever Banega dhe Jesus Navas janë paraqitur rregullisht nën drejtimin e italianit.

“Ne i japim trajnerit mjetet për të punuar me to dhe ai i menaxhon ato”, ka thënë drejtori sportiv i Sevillas, Oscar Arias, i pakënaqur me mënyrën se si skuadra lëshoi epërsinë prej dy golave dhe barazoi 2:2 në shtëpi me Barcelonën, transmeton “Koha Ditore”.

“Ai zgjedh lojtarët, varësisht se çfarë karakteristikash i duhen. Ne nuk mund të diskutojmë për aftësitë e secilit lojtar. Është sikur transferojmë Lionel Messin dhe trajneri nuk e aktivizon atë. Nëse ai nuk e aktivizon, atëherë është vendimi i tij dhe ai e menaxhon këtë. Ne i japim resurse të ketë një 11-she garuese. Unë mendoj se e kemi bërë këtë dhe po e bëjmë këtë”, ka deklaruar Arias përcjellin mediumet spanjolle.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme