Montella qëndron në Milan, nëse shënon fitore ndaj Sassuolos

Prishtinë | 05 Nën 2017 | 11:05 | Nga

Fati i Vincenzo Montellas është në duar të Sassuolos.

Trajneri i Milanit, Vincenzo Montellas, mund t’i thotë lamtumirë Kuqezinjve sonte nëse skuadra e tij nuk arrin rezultat pozitiv kundër Sassuolos në mbrëmje.

Sipas “Corriere dello Sport”, ai do të shkarkohet nëse Milani nuk rrëmben tri pikët sonte.

Pas 11 xhirove, Milani gjendet në pozitën e tetë me 16 pikë të grumbulluara, ku ka arritur pesë fitore, ka pësuar pesë humbje dhe regjistron edhe një barazim.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme