Monza e Berlusconit për herë të parë në Serie A

Prishtinë | 30 Maj 2022 | 10:19 | Nga Ekonomia Online

Ekipit i ish-presidentit të Milanit Silvio Berlusconit, Monza ka shkruajtur historinë duke siguruar për herë të parë pjesëmarrjen në Serie A.

Monza arriti të shënojë fitore në ndeshjen e dytë të playoff-it kundër Pisas, me rezultat 3:4 dhe rezultat të përgjithshëm 4:6.

Ekipi tani në pronësi të Berlusconit ishte themeluar në vitin 1912 por që kishte falimentuar në vitin 2016-të.

Ishte themeluar sërish në vitin 2018-të dhe tani vetëm pas katër vjetësh pas rithemelimit e ka arritur këtë sukses madhor, duke siguruar pjesëmarrjen në Serie A për sezonin e ardhshëm

Të ngjashme