Morata: E di pse tifozët më fishkëllejnë, ju tregoj më vonë

Prishtinë | 01 Kor 2021 | 13:46 | Nga Ekonomia Online

Alvaro Morata ka thënë se ndihet i gatshëm për të folur për fishkëllimat që ia kanë bërë tifozët spanjollë në fund të Kampionatit Evropian.

Sulmuesi i Spanjës iu përgjigj kritikëve me një gol të mrekullueshëm në fitoren e ekipit të vet kombëtar 4:3 kundër Kroacisë në kohën shtesë të ndeshjes së 1/8 së finales në Euro 2020 ditë më parë.

Ai thotë se tani është i përqendruar plotësisht në ndeshjen çerekfinale kundër Zvicrës, e cila do të zhvillohet të premten.

“E di arsyen (pse ata vazhdojnë të më fishkëllejnë). E di shumë mirë dhe nuk është e vështirë të kuptohet”, tha Morata për Deportes Cuatro.

“Kur të përfundojë Kampionati Evropian, nëse çdo gjë shkon mirë, do të flas. Nuk kam problem. Jam plotësisht i vetëdijshëm pse më fishkëllejnë ata”, shtoi ai.

Në lidhje me golin dhe fitoren kundër Kroacisë, Morata tha se është i lumtur dhe se furia e kuqe ka shumë punë.

“Dëshiroj ta shikoj atë ndeshje. I kam parë rastet kryesore, por dua ta shikoj me tërë ekipin për t’u përmirësuar.”

Të ngjashme