Morata mungesë e befasishme për Juventusin në ndeshjen e sotme kundër Udineses

Prishtinë | 03 Jan 2021 | 15:28 | Nga Ekonomia Online

Alvaro Morata është lënë jashtë skuadrës së Juventusit për ndeshjen e mbrëmjes së sotme kundër Udineses në Serie A.

Juve e bëri publike skuadrën që trajneri Andrea Pirlo do ta ketë në dispozicion për ndeshjen e parë të vitit 2021, transmeton Gazeta Express.

Dhe pjesë e saj nuk është sulmuesi spanjoll Alvaro Morata.

Bardhezinjtë kanë njoftuar se ish-sulmuesi i Atletico Madridit është lënë jashtë listës për shkak të një problemi muskulor në kofshën e djathtë.

Ai e dëmtoi muskulin gjatë një ndeshjeje stërvitore të shtunën.

Në mungesë të tij, Paulo Dybala pritet të luajë përkrah Cristiano Ronaldos. 

Të ngjashme