Morata po e kërkon kthimin në Juventus

Prishtinë | 08 Sht 2020 | 19:20 | Nga Ekonomia Online

Derisa Luis Suarez është afër kalimit në Juventus, atij mund t’i bashkohet Alvaro Morata, ku mediat spanjolle dhe italianet thonë se Morata ka kërkuar Atletico Madrid

Suarez është në fazë të avancuar të negociatave me Barcelonën për ta shkëputur kontratën e tij me marrëveshje dy paleshe, por ai thjesht mund të shitet për një shumë rreth 1.5 milionë euro, njëjtë si Ivan Rakitic që u largua për në Sevilla.

Ai nuk mund të jetë i vetmi që do të vijë në Juve nga La Liga, sepse Cuatro.com dhe Corriere dello Sport shkruajnë që Morata mund të rikthehet në Torino.

Spanjolli mbush 28 vjet muajin e ardhshëm dhe ka kaluar dy vite në Juventus nga 2014-16, ku Real Madridi pagoi 10 milionë euro për ta kthyer atë nga huazimi.

Morata që nga atëherë ishte shitur për shumë para në Chelsea dhe mandej në Atletico Madrid, por cuatro.com shkruan se ai është i palumtur me minutat që luanë dhe dëshiron kthimin në Itali.

Ai ka edhe arsye personale, gruaja e tij është italiane.

Megjithatë, Corriere dello Sport shkruan që Atletico Madrid nuk është duke ju ngutur për ta larguar Moratan, veçanërisht pa e rikuperuar investimin e tyre 60 milionë euro në të.

Të ngjashme