Morata thotë se ka pasur nevojë për psikolog pas mallkimeve dhe kërcënimeve të shumta

Prishtinë | 25 Qer 2021 | 15:55 | Nga Ekonomia Online

Nuk është një moment aspak i thjeshtë për Alvaro Moratta-n, pasi sulmuesi nuk po rezulton vendimtar me kombëtaren spanjolle në Europian. Grupi E u mbyll në vendin e dytë, që pas dy barazimesh u sigurua vetëm në ndeshjen e fundit, me disa paraqitje ku lojtari i Juventusit ka koleksionuar shumë raste të humbura, dhe vetëm një gol, në ndeshjen e dytë të barazuar ndaj Polonisë.

Diçka e rëndë ka ndodhur pas barazimit kundër Lewandowskit me shokë, sepse siç rrëfen vetë sulmuesi, mbi të ka shpërthyer një uragan i paprecedentë në rrjetet sociale.

“Kam kaluar 9 orë pa fjetur pas ndeshjes me Poloninë. Më kanë kërcënuar dhe më kanë ofenduar familjen, duke më thënë “shpresojmë të të vdesin fëmijët”, por tani jam mirë. Ndonjë vit më parë do ta kisha përjetuar shumë më keq. Ndoshta nuk po e bëj punën time si duhet, por njerëzit duhet ta vënë veten në vendin tim dhe ta kuptojnë se çfarë do të thotë të marrësh kërcënime. Unë kur shkoj në hotel, largoj telefonin, por gjëja që më bezdis është që ja thonë këto gjëra gruas dhe fëmijëve të mi në stadium. Sot më urojnë vdekjen, por nëse do të ndodhte ndonjë tragjedi të tërë do të thonë: ishte djalë i mirë”, tha spanjolli.

Për të kaluar këtë moment, Morata rrëfen se i është dashur të punojë me psikologun e kombëtares spanjolle.

“Na ndihmon shumë. Është diçka e dobishme të kesh një person që të dëgjon kur ke nevojë. Shokët e mi më tallin për këtë, por është fat që mund të flas me psikologun”, tha sulmuesi Morata.

Të ngjashme