Morata thotë se nuk ishte i lumtur te Chelsea

Prishtinë | 25 Sht 2019 | 12:22 | Nga Ekonomia Online

Sulmuesi i Atletico Madridit, Alvaro Morata është i gëzuar që është larguar nga Chelsea.

Spanjolli ishte dy sezone te “Blutë”, duke shënuar 24 gola, pastaj iu bashkua Atleticos në formë huazimi, pasi shënoi gjashtë gola në 15 ndeshje, Simeone vendosi ta mbajë lojtarin.

Për këtë gjë ka thënë se është shumë i lumtur që i është bashkuar gjigantit spanjoll, transmeton KosovaPress.

“Gjëja më me rëndësi ishte të fitojmë pikë, por unë dhe familja ime po kalonim kohë të keqe në Londër. Këtu jemi të lumtur. Shumë njerëz nuk do ta besojnë, por kaluam katër ose pesë sezone duke dëshiruar t’i bashkohem Atleticos. Jam shumë i lumtur”, deklaroi ai.

Atletico këtë sezon është në vendin e shtatë me 10 pikë, një pikë me pak se lideri Granada dhe sot do të jetë mysafir i Mallorces.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme