Mori karton të kuq për ndërhyrjen ndaj Moratas, Valverde mungon ndaj Sevillës në La Liga

Prishtinë | 13 Jan 2020 | 14:56 | Nga Ekonomia Online

Federico Valverde do të mungojë te Real Madridi për përballjen ndaj Sevillës në La Liga.

Mesfushori uruguaian u ndëshkua me karton të kuq në minutën e 115-të, shkaku i ndërhyrjes në Alvaro Moratan në Superkupën e Spanjës.

Los Blancos fituan ndaj Rojiblancos në finale me anë të penalltive, pasi koha e rregullt kishte përfunduar pa gola.

Në rregulloren e re që u implementua në fillim të garës, thuhet se një lojtar që ndëshkohet me karton të kuq në këtë garë, do mungojë në ndeshjen e radhës në La Liga.

Kështu, mesfushori nuk do të mund të luajë në takimin ndaj Sevillas, e që do të jetë një mungesë e madhe për Zinedine Zidanen.

Për kartonin e kuq, Valverde ka marrë shumë lëvdata, pasi cilësohet si një vendim tejet i mençur e që bëri që madrilenët ta fitonin trofeun.

Të ngjashme