Morina me rezultat të shkëlqyer

Prishtinë | 12 Nën 2019 | 11:30 | Nga Ekonomia Online

Boksieri nga Kosova që jeton dhe vepron në Gjermani, Sherif Morina, ka arrit edhe një rezultat të shkëlqyer në karrierën e tij duke fituar titullin botëror “Boxing Council World Super Light Title”. Deri te ky sukses Morina nuk e ka pasur edhe shumë të lehtë pasi u ndesh me një boksier të fuqishëm afrikan Habibu Penga i cili kishte udhëtuar në Gjemani shumë i motivuar dhe për këtë tregon fakti se ndeshja shkoj deri në fund dhe fituesi u zgjodh me pikë.

Me suksesin e arritur u shpreh i kënaqur shumë Sherif Morina i cili thotë se tani ai pret të ndeshet edhe për tituj tjerë. “Ndeshja ka filluar furishëm me kombinacione të fuqishme nga dyja palët sepse jemi fut ta mbarojmë ndeshjen para kohe, mirëpo deri tek kjo nuk erdhi pasi përballja përfundoi pas 12 runda ku tregova psikë të fortë dhe përgatitje maksimale.

Ka qen shumë e vështir ky meç por motivi dhe përkrahja që kam pasur, kanë bërë që të tregoj më të mirën në ring dhe në fund të dal fitues”, thotë për “ArenaRing”, Morina.

Ai shtoi se ky titull për të është shumë i rëndësishëm pasi e dërgon hapa përpara për ndeshjet internacionale. “Çdo boksier ka dëshirë me qen kampion i botës dhe kjo po ma mundëson një gjë të tillë. Tani pas kësaj përballje dua të pushoj pak dhe pastaj të filloj përgatitjet për ndeshjet e ardhshme që më presin në vitin e ardhshëm edhe atë jashtë Gjermanisë”, tha Morina, i cili në vitin 2019 ka zhvilluar 4 ndeshje, ku prej tyre ka të gjitha fitore (2 KO).

Të ngjashme