Morina pas humbjes nga Ballkani: Gjithçka shkoi keq sot, nuk ka justifikime

Prishtinë | 11 Mar 2021 | 16:03 | Nga Ekonomia Online

Trajneri i Arbërisë, Arbnor Morina ka mbetur i pakënaqur me lojën e ekipit të tij në humbjen e thellë ndaj Ballkanit.

Arbëria u mposht me rezultat ‘tenisi’ 6-2 nga Ballkani në ndeshjen e vlefshme për javën e 24-të në Superligën e Kosovës.

Kjo humbje e thellë ka lënë shije të hidhur te trajneri i vendasve, Morina, i cili ka thënë se gjithçka shkoi keq sot, nga ai e deri tek lojtarët.

“Kisha me thënë që nuk e di se çka nuk ka qenë gabim sot. E kemi bërë rreshtimin me lojtarë që kemi pasur, por po shihet se mungesat që po kemi janë shumë të mëdha”, ka thënë fillimisht Morina pas ndeshjes.

“Kjo është dekurajuese çka po ndodhë. Ne po planifikojmë diçka tjetër, kurse po luajmë diçka tjetër”.

“Mungesa e stadiumit nuk ka të bëjë. Çdo gjë ka qenë gabim. Asgjë nuk ka shkuar, prej meje e deri te djemtë brenda. Nuk është justifikim që se kemi fushën tonë”.

“Jemi në Superligë dhe duhet me luftu deri në momentin e fundit”, përfundoi trajneri i Arbërisë. /

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme