Motra e Ronaldos reagon për golin e anuluar të yllit portugez nga VAR-i

Prishtinë | 23 Gus 2021 | 17:43 | Nga Ekonomia Online

Motra e Cristiano Ronaldos ka pohuar se vëllai i saj ishte “grabitur” pasi goli i shënuar i tij në minutat e fundit të takimit për Juventusin ndaj Udineses, u anulua nga VAR-i për pozitë jashtë loje.

Pesë herë fituesi i Topit të Artë thuhet se kërkoi të fillojë ndeshjen e së dielës në Serie A nga banka rezervë, mes spekulimeve për të ardhmen e tij te Zonja e Vjetër.

Paulo Dybala e kaloi Juventusin në epërsi të hershme në Stadio Friuli, para se Juan Cuadrado të dyfishonte epërsinë e skuadrës së tij para përfundimit të pjesës së parë.

Sidoqoftë, Udinese u kundërpërgjigj në pjesën e dytë pasi Roberto Pereyra shënoi nga penalltia dhe Gerard Deulofeu e barazoi rezultatin në minutën e 83-të në 2-2.

Ronaldo u inkuadrua nga banka rezervë në vend Alvaro Moratës, me superyllin e Juventusit që u mendua fillimisht që ia siguroi tre pikë skuadrës së tij.

Sulmuesi portugez 36-vjeçar mori një krosim nga Federico Chiesa në kohën shtesë dhe gjuajti me kokë, duke mposhtur Marco Silvestrin.

Por, Ronaldos iu mohua goli fitues pasi VAR ndërhyri dhe vendosi që krahu i tij ishte në pozicion jashtë loje.

Credit: Elma dos Santos Aveiro/Instagram

Të ngjashme