Mourinho befason me deklaratën pas ndeshjes ku e mundi ish-skuadra që e drejtonte

Prishtinë | 05 Dhj 2019 | 09:07 | Nga Ekonomia Online

Trajneri portugez Jose Mourinho, e ka pranuar se Tottenham u mund lehtë nga Manchester United, ndeshje kjo që përfundoi me rezultat 2:1.

Në deklaratën pas ndeshjes, Mourinho ka thënë se rezultatet e Manchester United kundër skuadrave të mëdha në Premierligë kanë qenë të mira këtë sezon. Ai e ka pranuar se Manchester Unitedi në këtë ndeshje ishte më i mirë se Tottenhami.

“Unë u përpoqa të luftoja atë gjendje shpirtërore, u përpoqa t’u tregoja atyre saktësisht mënyrën se si United i merr ndeshjet në shtëpi – fillimet e forta, vrapimi, shtypja, mbështetja e tifozëve”, citohet të ketë deklaruar Mourinho.

Më tutje, ai ka thënë se Man United e ka më të lehtë të luajë kundër skuadrave që e duan shumë topin.

“Ne e dinim se çfarë duhej të bënim, por pas një minute në pjesën e dytë, pranuam gol. Është shumë e lehtë për ta kundër skuadrave më të mira, kundër skuadrave që e duan më shumë topin”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme