Mourinho darkon me shefin e Arsenalit, pozita e Emerys në pikëpyetje

Prishtinë | 03 Nën 2019 | 10:52 | Nga Ekonomia Online

Arsenal ka mbyllur edhe një xhiro pa fitore, duke luajtur baras 1:1 me skuadrën e Wolverhampton.

Kjo ka bërë që tifozët të shpërthejnë në kritika për trajnerin Unai Emery, kritika këto që nuk janë të reja.

Pozita e Emery vihet edhe më shumë në pikëpyetje pas raportimeve të ‘The Sun’ për darkën e Jose Mourinho me shefin e Arsenal, Raul Sanllehi.

Mourinho dhe Sanllehi kanë darkuar së bashku, dhe raportohet se planet e portugezit për skuadrën londineze e kanë impresionuar shefin e Arsenal, transmeton lajmi.net.

‘Special One’ ka një dëshirë të madhe që të rikthehet në punën si trajner, dhe Arsenal po shihet si destinacion i mundshëm.

Mbetet të shihet nëse do të ketë ndonjë lëvizje konkrete në këtë drejtim.

Të ngjashme