Mourinho deklarohet para derbit me Liverpoolin

Prishtinë | 09 Mar 2018 | 16:59 | Nga

Ndeshja e së shtunës mes Manchester United dhe Liverpool, nuk është më e rëndësishme se sa përplasjet me Sevillan në Ligën e Kampionëve dhe me Brighton në FA Cup për ‘Djajtë e Kuq’ thotë Jose Mourinho.

Trajneri i Manchester United, është shfaqur në konferencë për shtyp për t’u deklaruar për duelin me Liverpoolin.

United, nesër (e shtunë) nga ora 13:30 takohet me Liverpoolin në ‘Old Trafford’.

“Unë ende nuk e di sepse në mentalitetin tim çdo ndeshje është e njëjtë, nuk jam shumë i mirë në këtë kulturë që kjo sfidë të jetë e veçantë, për mua rivaliteti është special”, ka deklaruar Mourinho kur është pyetur nëse ndeshja e nesërme mes Unitedit dhe Liverpoolit është e veçantë.

“Unë kurrë nuk e kam shikuar Milanin si rivalin më të madh, kurrë nuk e kam shikuar Atletico Madridin si rivalin më të madh, kurrë nuk e kam shikuar Arsenalin si rivalin më të madh”.

“Për mua, është vetëm një ndeshje e madhe me dy klube me traditë, jo vetëm në Angli, por në botë”.

“Ne kemi tri ndeshje tani, Liverpoolin, Sevillan dhe Brightonin. Nëse më pyetni se cila është më e rëndësishmja, unë nuk do të mund të zgjedhja”, ka përfunduar trajneri portugez./Lajmi.net/

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme