Mourinho dëshiron drejtimin e PSG-së

Prishtinë | 25 Qer 2020 | 15:44 | Nga Ekonomia Online

Trajneri i Tottenham Hotspur, Jose Mourinho thuhet se synon të drejtojë Paris Saint-Germain në të ardhmen.

Eksperti francez i futbollit, Nicolas Vilas ka shpjeguar planet e Mourinhos për të drejtuar një ditë klubit nga Parc des Princes.

“Mourinhos me të vërtetë i pëlqen qyteti i Parisit, edhe familjes së tij”, ka thënë fillimisht Nicolas Vilas për Paris United.

“Ai është ambicioz. Ai ka qenë kampion në të gjitha vendet ku ai ka kaluar. Ai tashmë ka vetëm Gjermaninë dhe Francën pa trajnuar. Ai dëshiron të shkojë vetëm në klube që synojnë tituj”.

“Në Francë, vetëm PSG ka këtë profil. Mourinho nuk është afatgjatë në asnjë klub. Ai dëshiron kushte për të fituar. Ai fiton, dhe synon sfida tjera. Është e lodhshme për të gjithë”.

“Mourinho tashmë ka menduar të bashkohet me PSG-në. Mendoj se ai ende ka këtë dëshirë për të stërvitur PSG-në një ditë. Këtë PSG, me ambicie dhe mjete financiare”, përfundoi eksperti i futbollit. 

Të ngjashme