Mourinho dëshiron Fonten te Unitedi

Prishtinë | 01 Gus 2016 | 15:40 | Nga

Manchester United janë duke konsideruar të bëjnë një lëvizje për Jose Fonte në këtë treg të transferimeve.

Fonte ka bërë 267 paraqitje për Southamptonin që nga debutimi i tij në 2010 dhe pas paraqitjeve të mira tani i është hapur mundësia të luajë edhe në Old Trafford.

Sipas Sunday Times, Jose Mourinho e ka ndjekur atë rregullisht në Euro 2016 dhe është bindur nga paraqitjet e tij të mira.

Djajtë e Kuq gjithashtu janë duke monitoruar edhe yllin e Zenit Saint Petersburgut, Ezequiel Garay dhe Juventusit, Leonardo Bonuccin.

Të ngjashme