Mourinho dorëzohet për Gareth Bale

Prishtinë | 09 Gus 2017 | 14:43 | Nga

Vetëm pak ditë më parë, Mourinho ka deklaruar që do të bënte çmos për ta transferuar Gareth Bale në “Old Trafford”. Mirëpo pas ndeshjes së mbrëmshme, ku “Djajtë e Kuq” u mundën nga Real Madridi 2:1 në Super Kupën e Europës, trajneri portugez pranoi që është e pamundur që Bale t’i bashkohet skuadrës së tij pasi dëshira e lojtarit është të mbetet pjesë e “Los Blancos”. “

Është e qartë se Reali dëshiron ta mbajë, njëjtë edhe trajneri i tyre, e po ashtu edhe lojtari nuk do që të largohet, çdo gjë merr fund këtu”, tha Mourinho.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme