Mourinho: Dua që të punoj me njerëz që i dua

Prishtinë | 26 Shk 2019 | 16:26 | Nga Ekonomia Online

Ish-trajneri i Manchester United, Jose Mourinho, ka thënë që shpreson t’i shmangë konfliktet kur ta gjejë punën e tij të re.

Portugezi ka mbetur pa punë që kur është larguar nga Manchester United, por nuk po ngutet që ta gjejë një “shtëpi të re”.

“Nëse është një klub pa ambicie, nuk do të shkoja. Kam refuzuar sepse dua nivel të lartë të futbollit dhe të ambicieve në nivelin më të lartë”, ka thënë Mourinho.

“Kjo është pika e dytë. Pika e parë është empatia strukturale. Dua që të punoj me njerëz që i dua. Njerëz që dua të punoj me ta, që jam i lumtur të punoj me ta, dhe me të cilët i ndaj idetë e njëjta”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme