“Mourinho duhet të dënohet me burg”

Prishtinë | 05 Gus 2016 | 09:36 | Nga

Dejan Stefanovic, anëtari i Unionit botëror të futbollistëve FIFPro, ka kërkuar dënim me burg për Jose Mourinhon.

Anëtari i Unionit botëror të futbollistëve FIFPro, Dejan Stefanovic, mendon se Jose Mourinho, duhet të dërgohet në burg për mënyrën se si e ka keqtrajtuar mesfushorin gjerman, Bastian Schweinsteiger

Mesfushori gjerman firmosi kontratë trevjeçare me Man. Utd në verën e vitit 2015 dhe luajti 31 ndeshje stinorin e kaluar, por që nga ardhja e Mourinhos këtë verë ka stërvitur i vetëm dhe po ashtu me ekipin U-23.

“Është keqtrajtim i qartë. Në Slloveni, ne do ta dënonim me burg Mourinhon. Do të kërkonim dënimin më të lartë – tri vite burg”, thotë anëtari slloven i FIFPro, Stefanovic.

Mourinho ende nuk ka biseduar për të ardhmen e Schweinsteigerit, por pritet të mbajë të premten një konferencë për media për përballjen e Superkupës së Anglisë kundër kampionit të Premier Leagues, Leicester City.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme