Mourinho e fiton me dhjetë gola ndeshjen e parë si trajner i Romës

Prishtinë | 15 Kor 2021 | 20:57 | Nga Ekonomia Online

Roma e ka fituar miqësoren e parë nën drejtimin e Jose Mourinho, duke mposhtur një skuadër lokale me rezultat 10-0, ku spikat het-triku i Borja Mayoral, ndërsa edhe Nicolò Zaniolo është kthyer me gol.

Giallorossët fituan në një ndeshje ku tifozët nuk u lejuan të merrnin pjesë.

Mayoral ishte ylli i ndeshjet, duke shënuar het-trik, ndërsa Zaniolo ishte gjithashtu në listën e shënimeve duke kthyer në gol një penallti, pasi u rikthye në fushë nga dëmtimi në gju.

Zaniolo mbajti edhe shiritin e kapitenit gjatë pjesës së dytë.

Carles Perez, Gianluca Mancini, Riccardo Calafiori, Nicola Zaleëski dhe Amadou Diaëara shënuan po ashtu nga një herë, ndërsa në ndeshje u shënua edhe një autogol.

Ndeshja tjetër e Romës do të transmetohet në TV dhe zhvillohet kundër Ternanas më 18 korrik.

Të ngjashme