Mourinho e mbron filozofinë e lojës së vet: Metodat e mia janë më të mirat në botë

Prishtinë | 22 Shk 2021 | 09:45 | Nga Ekonomia Online

Jose Mourinho i ka hedhur poshtë sugjerimet se ai duhet ta ndryshojë filozofinë e lojës pas një humbjeje tjetër të Tottenhamit në Premierligë, duke këmbëngulur se metodat e tij janë më të mirat në botë.

Skuadra e trajnerit portugez e pësoi disfatën e pestë në gjashtë ndeshjet e fundit në ligë, pasi u mund nga West Hami të dielën, transmeton Gazeta Express.

Si pasojë, Tottenhami ka mbetur nëntë pikë mbrapa top katërshes në Premierligës.

Ky rezultat pothuajse ia ka shuar shpresat Tottenhamit për kualifikim në Ligën e Kampionëve sezonin e ardhshëm, por Mourinho nuk e pranon se skuadra e tij është në krizë.

“Jo aspak, zero”, tha Mourinho në konferencë për media i pyet nëse skuadra e tij është në krizë.

“Nganjëherë rezultatet janë pasojë e sugjerimeve të shumëfishta. Të miat dhe metodat e stafit tim janë më të mirat në botë”, shtoi ai.

“Nuk e di se çfarë doni të thoni me krizë. Nëse krizë quajmë mllefin dhe trishtimin në zhveshtore, atëherë po, sepse askush nuk është i lumtur”, nënvizoi ai.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme