Mourinho e refuzon përsëri çmimin “Tapiro d’Oro”

Prishtinë | 11 Nën 2021 | 09:29 | Nga Ekonomia Online

Trajneri i Romës, Jose Mourinho, nuk e ka pranuar çmimin komik “Tapiro d’Oro”, siç e kishte bërë edhe më 2009 kur ishte trajner i Interit.

Ky çmim ndahet nga programi televiziv satirik “Striscia La Notizia” dhe i jepet njerëzve që dalin në lajme për diçka e cila i ka zhgënjyer ata, raporton Gazeta Express.

Shumicën e kohës pranohet me të qeshura dhe me hirësi, por ka të tillë të cilët nuk dëshirojnë të luajnë në valle me emisionin e Canale 5.

Kur prezantuesi i televizionit Valerio Staffelli mbërriti në qendrën stërvitore në Romë me çmimin në dorë, Mourinho vendosi ta injorojnë atë plotësisht, duke u futur në veturë pa folur fare dhe u largua.

Të njëjtën gjë Mourinho e kishte bërë edhe më 2009, kur ishte trajner i Interit.

Të ngjashme