Mourinho i nervozuar lëshon konferencën për media duke kërkuar respekt për titujt e fituar

Prishtinë | 28 Gus 2018 | 08:30 | Nga

Trajneri i Manchester Unitedit, Jose Mourinho, ka ndërprerë konferencën për media pas takimit me Tottenhamin duke kërkuar më shumë respekt nga gazetarët.

Portugezi nuk ishte në disponim pasi skuadra e tij humbi 3 me 0 e që njëkohësisht ishte humbja më e thellë si vendas në karrierën e Jose Mourinhos.

I pyetur se çka shkoi gabim në ndeshje, ish-trajneri i Chelseat bënte me gishta se ka fituar tre tituj të Premier Ligës gjatë karrierës së tij.

“Kemi humbur ndaj Sevillës dhe u fishkëllyem sepse e merituam. Sot lojtarët lanë fushën pasi humbën në shtëpi dhe u duartrokitën sepse e merituan”, ka deklaruar Mourinho duke ngritur tre gishta e duke pyetur “Cili ishte rezultati?”

“Çka tjetër është ky simbol? Tre tituj që kam fituar, më shumë se të gjithë 19 trajnerët tjerë bashkë. Unë tre, ata dy. Respekt, respekt, respekt”, ka shtuar ai duke lënë konferencën.

Humbja nga Tottenhami ishte e 50-a për Unitedin në Old Trafford në Premier Ligë.

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme