Mourinho ishte fshehur në shportë të rrobave për të ikur nga zyrtarët e UEFA-s

Prishtinë | 21 Jan 2019 | 12:25 | Nga Ekonomia Online

Trajneri portugez Jose Mourinho ka treguar për herë të parë publikisht se si i ka ikur njëherë një suspendimi nga UEFA. Ai ka pranuar se ishte fshehur në një shportë të rrobave për t’i ikur zyrtarëve gjatë ndeshjes së Ligës së Kampionëve mes Chelseat dhe Bayern Muenchenit në vitin 2005.

Incidenti famëkeq ndodhi gjatë ndeshjes së parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve, ku portugezi kishte një suspendim prej dy ndeshjeve nga futja në stadium për sjellje josportive gjatë ndeshjes së 1/8 së finales kundër Barcelonës.

Ishte raportuar se Mourinho kishte ardhur në “Stamford Bridge” shumë kohë para se të vinin zyrtarët e UEFA-s dhe zuri vendin në zhveshtoren e Chelseat.

Atje qëndroi dhe mbajti një fjalim para ndeshjes dhe në pauzë mes pjesëlojëve. Gjatë ndeshjes, ai shikoi në monitor dhe ishte në kontakt të vazhdueshëm me Rui Farian gjatë pjesës së parë, ndërsa ndihmësi i tij kishte një dëgjuese në vesh, të cilin e kishte maskuar.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme