Mourinho: Kam një dashuri të veçantë për Interin, por nuk mendoj dy herë nëse me duhet të drejtoj një klub rival të tyre

Prishtinë | 02 Maj 2021 | 13:35 | Nga Ekonomia Online

Trajneri portugez, Jose Mourinho e ka pranuar se ai do të ishte trajner i një klubi rival të Interit ‘pa menduar dy herë’.

‘Special One’ është njëri nga trajnerët më fitues në historinë e Nerazzurrëve. Ai fitoi tripletën në vitin 2010 dhe është trajneri i fundit i huaj që ka fituar një titull në Serie A.

Sidoqoftë, ai pranoi se do të kthehej në Serie A për të drejtuar një klub rival të kampionëve të ardhshëm italian.

“Do të përpiqesha të shkoja në drejtim të miqve të mi. Ku ka më shumë njerëz nga koha ime, ku është presidenti i njëjti, i njëjti pronar apo ku janë lojtarët cilët ishin lojtarët e mi”, ka thënë fillimisht Mourinho për The Times.

“Unë u jam mirënjohës të gjithëve. Unë i paguaja me punën time për të fituar. Të fitosh më shumë, të fitosh më pak, mos të fitosh, unë jap gjithçka që kam për çdo klub”.

“Kur largohem nga klubet them vetëm gjërat e mira për klubin. Unë nuk jam lloji i personit që do të lajë rrobat e ndyra, jo! Unë gjithmonë shikoj gjërat pozitive”.

“Kam fituar gjithçka me Interin. Ka një dashuri të veçantë. Por nëse një ditë duhet të shkoj në Itali dhe të drejtoj një klub rival, nuk mendoj dy herë. Unë kam këtë mënyrë profesionale të vështrimit të gjërave. Ndihem mirë me veten time”, përfundoi portugezi.

Interi mundi Crotonen dje (e shtunë) dhe do të fitojë titullin e tyre të parë në 11 vjet nëse Atalanta dështon të mundë Sassuolo sot (e diel).

Të ngjashme