Mourinho: Kane nuk i intereson të mposht Ronaldon për Këpucën e Artë të Euro 2020

Prishtinë | 07 Kor 2021 | 16:42 | Nga Ekonomia Online

Trajneri i Romës, Jose Mourinho ka deklaruar se sulmuesi Harry Kane nuk i intereson Këpuca e Artë e “Euro 2020” ngase është i fokusuar vetëm te trofeu.

Sulmuesi ka shënuar re gola në dy ndeshjet e fundit dhe është tre gola larg të bëhet golashënuesi numër një në “Euro 2020”, transmeton lajmi.net.

Ronaldo momentalisht prinë në listë me pesë gola dhe një asistim.

Sidoqoftë, “Special One” ka deklaruar se ka biseduar me Kane dhe që ky i fundit i intereson vetëm trofeu.

“Nuk mendoj se atij i intereson Këpuca e Artë, sinqerisht nuk mendoj”.

“Atij do i interesonte nëse Anglia nuk do kishte shanse ta fitojë, pra provon ta fitojë trofeun para çmimit individual”.

“Bisedova me të kur ishte me zero gola dhe ishte i lumtur sepse skuadra po fitonte. Nuk ishte i shqetësuar për rekordin me zero gola. Atij nuk i intereson”.

“Pastaj bisedova me të kur shënoi tre gola dhe sigurisht ishte gëzim sepse ishte afruar te finalja dhe kjo është e vetmja gjë që mendon”.

“Ai dëshiron ta fitojë. Ka disa çmime individuale, por nuk e do këtë. Dëshiron të fitojë Euro. Kjo është çfarë ka në mendje”, deklaroi ai.

Sonte (e mërkurë), Anglia do përballet me Danimarkën në gjysmëfinale.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme