Mourinho kërkon nga lojtarët e United ta dëshmojnë se e duan klubin

Prishtinë | 02 Tet 2018 | 15:36 | Nga Ekonomia Online

Trajneri i Manchester United, Jose Mourinho, ka kërkuar nga lojtarët e tij që ta shfaqin dashurinë për klubin, dhe të ndihmojnë në tejkalimin e  startit të vështirë të stinorit.

“Preferoj të them që qëndrimi i lojtarëve është gjëja më e rëndësishme dhe pastaj nga përkrahësit nuk mund të kërkoj më shumë”, ka thënë ai për ueb-sajtin zyrtar të United-it.

“Nuk mund të kërkoj më shumë se sa që ata po e japin si vendës. Si mysafirë me rezultate të këqija, nuk mund të kërkoj më shumë. Mendoj se është koha që njerëzit në fushë t’ua dëshmojnë [fansave] se e duan klubin po aq sa fansat”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme